Për herë të 22-të, deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Që nga 15 prilli, deputetët janë bllokuar në pikën e tretë të seancës konstituive – atë të zgjedhjes së kryeparlamentarit.
Teksa fillimisht nuk mund të bëhej shumica për ta votuar emrin e Albulena Haxhiut të Lëvizjes Vetëvendosje, tash partia fituese e zgjedhjeve po kërkon votimin e një komisioni për të mbajtur votim të fshehtë.
Edhe kjo nuk po merr shumicën dhe seancat po mbahen çdo 48 orë, sipas Rregullores.
Seanca e ardhshme do të mbahet më 29 maj, në ora 11:00.