Sulmuesi Ansu Fati do të huazohet te Monako.Eksperti i merkatos, Fabricio Romano shkruan se 22-vjeçari i ka thënë “PO” projektit të francezëve dhe këta të fundit po mbyllin marrëveshjen me Barcelonën.
Spanjolli u konsiderua si një nga talentet e “La Masias” dhe bëri debutimin në moshë shumë të re te Barça. Pas largimit të Lionel Mesit, ai mori edhe fanellën me numrin 10, por nuk i arriti pritshmëritë e duhura.
Dëmtimet e vazhdueshme veçanërisht në gjurin e majtë ndikuan në ritmin e zhvillimit të tij. Ansu Fati nuk mori shumë minuta gjatë këtij sezoni nën drejtimin e Hansi Flik, teksa luajti në 11 ndeshje.
Tashmë ai është gati për një eksperiencë të re ku shpreson të gjejë hapësirën e duhur. Përsa i përket detajeve përfundimtare, do të sqarohen së shpejti.