Drita ndahet me Kastriot Selmanin

- Bota Sot

Drita ndahet me Kastriot Selmanin

Kampionia e freskët e Kosovës, Drita ka njoftuar përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale për ndarjen me Kastriot Selmanin.

Gjilanasit i kanë uruar suksese futbollistit ofanziv, i cili kontribuoi në sukseset e fundit të “Intelektualëve”.

“Kastriot Selmani pas tre vitesh përfundon rrugëtimin me ne Pas përfundimit të kontratës Kacit i është dhënë lamtumira në ndeshjen e fundit me Feronikeli ’74 nga bashkëlojtarët dhe tifozët. Suksese në vazhdim Kaci dhe paq fat”, shkroi klubi gjilanas.

Drita, menjëherë pasi e festoi titullin e kampiones e ka nisur ofanzivën për vazhdimin e kontratave, kërkimin e përforcimeve të reja dhe natyrisht edhe ndarjen me futbollistët që s’janë në planet e trajnerit Zekirija Ramadani për edicionin 2025/26.



Lexoni të gjitha në Bota Sot