Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A., Njësia në Suharekë, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë nga ora 12:00 deri në ora 18:00, si pasojë e ndërprerjes së rrymës nga ana e KEDS, që furnizon stacionin e pompave “Pusi i Atit” në Suharekë.
📍 Zonat që do të preken nga mungesa e ujit janë:
🚱 Suhareka
🚱 Shiroka
🚱 Gjinovc
🚱 Gelanc
🚱 Leshan
🚱 Ternje
🚱 Neprebisht
💧 Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas rivënies në funksion të energjisë elektrike.
📌 KRU “Hidroregjioni Jugor” SH.A – Prizren falënderon konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.