Në vitet e 90-ta luante me sukses në fanellën e Lirisë së Prizrenit.
Përparim Thaçi, futbollist që dha gjithçka në gjeneratën e sakrificës, pastaj i bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) në luftë kundër okupatorit serb.
“Përparim Thaçi – hero i kombit dhe futbollist i zemrës sonë.
FC Liria me krenari dhe respekt kujton njërin nga bijtë e saj më të dalluar – Përparim Thaçin. Ai nuk ishte vetëm një futbollist i përkushtuar që shkëlqeu me fanellën tonë, por edhe një patriot që zgjodhi rrugën e sakrificës për lirinë e Kosovës.
Kur thirrja e atdheut u bë më e fortë se çdo ëndërr personale, Përparimi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë jetën për një të ardhme më të lirë dhe më të drejtë për ne të gjithë.
Sot, ai mbetet përherë në kujtesën tonë – si sportist i devotshëm dhe dëshmor i pavdekshëm.
Lavdi përjetë jetës dhe veprës së tij!
FC Liria – gjithmonë me kujtimin për ty, Përparim!”, shkruan në faqen e FC Lirisë.
Stadiumi i Lirisë sot e mban emrin e Përparim Thaçit.