Vazhdojnë intensivisht punimet në stadiumin e Flamurtarit

- Bota Sot

Vazhdojnë intensivisht punimet në stadiumin e Flamurtarit

Te Flamurtari nuk po punohet vetëm për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri, me vlonjatët që do të luajnë në Superiore.

Por në Vlorë po punohet edhe te stadiumi.

Vazhdon intensivisht puna në stadiumin e Flamurtarit, ku punimet po ecin me ritme të shpejta, pasi gjithçka duhet të bëhet gati sa më shpejt për elitën.

Punime nuk po bëhen vetëm te fusha, por po rikonstruktohet edhe tribuna kryesore e stadiumit.

Siç dihet Flamurtari rikthehet në Superiore pas 5 vitesh mungesë dhe në sezonin e ri drejtuesit synojnë të luftojnë për trofe, ndaj dhe gjithçka po bëhet gati për një kampionat të fortë dhe të gjatë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot