Ja emrat që ka në listë për pankinën

- Bota Sot

Ja emrat që ka në listë për pankinën

Pas zyrtarizimit si drejtor sportiv i Milanit, Igli Tare ka nisur menjëherë nga puna për ndërtimin e projektit të ri kuqezi.

Në mbrëmje, Tare zhvilloi një takim me Zlatan Ibrahimoviç, për t’i shprehur vlerësimin për trajnerin aktual Sergio Conceição, i cili mbetet ende në diskutim për të vijuar aventurën te kuqezinjtë.

Tare pritet të takohet së shpejti edhe me vetë teknikun portugez për të shqyrtuar mundësinë e qëndrimit të tij në stolin e Milanit. Megjithatë, klubi nuk qëndron pa alternativa.

Pas vendimit të Vincenzo Italianos për të qëndruar te Bologna dhe pasigurive që rrethojnë emrin e Massimiliano Allegrit, Tare ka përgatitur një listë me kandidatë të mundshëm për pankinën.

Një ndër emrat më të spikatur në këtë listë është Roberto Mancini, ndërsa hyrja më e re është Thiago Motta, i cili ka përfunduar marrëdhënien me Juventusin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot