Ousmane Dembéle ka folur për faqen e UEFA-s për finalen e Mynihut mes PSG-së dhe Interit:
“Përpara ndeshjes do të ketë shumë përqendrim, por edhe disa buzëqeshje sepse këto janë ndeshje që i kemi ëndërruar që fëmijë”.
“Të luash në një finale të Ligës së Kampionëve është fantastike, ka shumë përqendrim dhe gjithashtu shumë krenari”. Lideri parisien këtë sezon pranoi forcën e kundërshtarëve të tij: “Shpresojmë të fitojmë, por nuk do të jetë e lehtë kundër këtij Interi, një ekip vërtet i vështirë”.
“E kam parë gjatë gjithë sezonit sepse miku im Marcus Thuram luan atje. Ata janë një ekip shumë i vështirë për t’u përballur, por në finale gjithçka mund të ndodhë”.
Miqësia mes të dyve do të “pezullohet” gjatë ndeshjes: “A do të jemi unë dhe Thuram miq pas fillimit? Jo në fushë, jo në finale”.