Araujo: Unë jam kapiteni i Barçës dhe do të qëndroj në klub

- Bota Sot

Araujo: Unë jam kapiteni i Barçës dhe do të qëndroj në klub

Ronald Araujo ka qenë ndër lojtarët më të kritikuar të Barcelonës.

Disa gabime të tij shpeshherë kanë penalizuar klubin e tij, duke çuar në eliminim edhe nga Liga e Kampionëve.

Araujo u lidh edhe me largim nga Barcelona, gjatë afatit të kaluar të janarit por vendosi të qëndrojë.

“Unë jam kapiteni i Barçës dhe do të qëndroj në klub. Kam kontratë deri në qershor 2031”, u shpreh Araujo.

Araujo gjendet tashmë në grumbullim me Kombëtaren e Uruguajit, ku do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026, ndaj Paraguajit dhe Venezuelës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot