Një grua është arrestuar dje në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas policisë, të dyshuares i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 5 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.