Prizren: Aktakuzë për tentim vra*sje dhe armëmbajtje pa leje

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Aktakuzë për tentim vra*sje dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.K., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 18.04.2025 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” , përcjell Gazeta e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, me datë 18.04.20245, rreth orës 21:00 min, në Prizren, në rrugën “Xhevat Berisha”, i pandehuri S.K., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, me dashje tenton të privoj nga jeta të dëmtuarin N.B., në atë mënyrë që pas një aksidenti që ka ndodhur me automjete dhe pas një fjalosje të shkurtër lidhur me aksidentin, i pandehuri e nxjerrë një brisk me hapje e llojit “Boker”, me gjatësi tehu 9.5 cm, dhe e godet dy herë të dëmtuarin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore, plagë prerëse dhe shpuese, të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë dhe të mprehtë. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri, posedon armën e ftohtë – briskun me hapje “Boker”, me gjatësi tehu 9.5 cm, pa leje valide, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi posedimin e armëve të ftohta. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit