Interi mbyll transferimin e Luis Henrique

- Bota Sot

Interi mbyll transferimin e Luis Henrique

Telenovela ka marrë fund: Luis Henrique është lojtari më i ri i Interit. Klubi zikaltër dhe Marseille kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e sulmuesit anësor brazilian të lindur në vitin 2001.

Operacioni është mbyllur për shifrën prej 23 milionë eurosh, me 2 milionë të tjera në formë bonusesh, ndërsa lojtari do të firmosë kontratë deri në vitin 2030.

Luis Henrique do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi për Kupën e Botës për Klube dhe, sipas burimeve pranë klubit, pritet të jetë i pranishëm në tribunat e Allianz Arena të Munihut të shtunën mbrëma, për të mbështetur shokët e rinj në finalen e Champions League.

Braziliani vjen pas një sezoni shumë pozitiv nën drejtimin e Roberto De Zerbit, me 35 ndeshje, 9 gola dhe 10 asistime në Ligue 1 dhe Kupën e Francës.

Në skemën taktike të Inzaghit, ai pritet të luajë si anësor ofensiv në të dyja krahët, duke u alternuar me Denzel Dumfries në repartin e djathtë të mesfushës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot