Mourinho mbron Amorimin

- Bota Sot

Mourinho mbron Amorimin

Ish-trajneri i Interit dhe Romës, Jose Mourinho, tani te Fenerbahce, komentoi situatën e Ruben Amorim te Manchester United në një intervistë me Sky Sport:

"Ata po e mbështesin Rubenin, - tha portugezi. - Ata po i japin kohë dhe kushte për të ecur përpara. Lexova disa nga deklaratat e tij, në të cilat ai tha se ishte i lumtur që ishte larguar për këto 6 muaj te United.

Kur shkova te Porto, e njëjta gjë më ndodhi edhe mua. Pata 6 muaj të vështirë. Patëm vështirësi të kualifikoheshim për Europa League dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi".

Marrëdhënia midis Mourinhos dhe Amorimit

Ky nuk është shkëmbimi i parë i shprehjeve të vlerësimit midis dy bashkatdhetarëve. Në nëntor, Amorim zbuloi pas mbërritjes së tij:

"Mourinho më dërgoi një mesazh dhe më tha se ky është një klub i mrekullueshëm, një klub i shkëlqyer, me njerëz të mrekullueshëm, dhe kjo është e vërtetë. I tillë është ende."

Ai ka zbuluar vazhdimisht se frymëzohet nga vetë Mourinho, si për shembull kur tha: "Unë jam lloji i personit që i pëlqen të krijojë lidhje me lojtarët, mendoj se në këtë mënyrë mund ta menaxhoj grupin më mirë sesa një trajner i shkëputur.

Mourinho më ndikoi edhe në këtë aspekt, sepse solli këtë qasje në futboll. Mendoj se të gjithë trajnerët kanë mësuar shumë prej tij".



Lexoni të gjitha në Bota Sot