Sllovakia nis shitjen e mishit të arinjve për konsum

- Bota Sot

Sllovakia nis shitjen e mishit të arinjve për konsum

Qeveria populiste e Sllovakisë miratoi planin për të lejuar shitjen e mishit të arinjve të zinj, një specie e mbrojtur në BE.

Javën e kaluar, kabineti autorizoi që të qëllohen rreth një e katërta e 1,300 arinjve të vendit, pas disa përplasjesh fatale me njerëzit.

Sipas bbc, ky vendim është kritikuar nga ambientalistët dhe politikanët opozitarë, përfshirë edhe në Parlamentin Europian, pasi ariu i zi është i listuar si specie “e rrezikuar afër” nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Megjithatë, qeveria e Sllovakisë po vijon me planin dhe njoftoi se mishi i arinjve të qëlluar do të shitet në mënyrë që të mos shkohet dëm. Nga java e ardhshme, organizatat e ministrisë së mjedisit mund të ofrojnë mish për shitje, duke respektuar të gjitha kushtet ligjore dhe higjienike.

Ministri i Shtetit Filip Kuffa tha se është e kotë të hidhen mishrat në deponi dhe theksoi se “mishi i arinjve është i ngrënshëm”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot