Anes Meliqi i grumbulluar nga përfaqësuesja U21 e Maqedonisë së Veriut
Mbrojtësi kuqezi pjesë e ndeshjeve kontrolluese ndaj Kosovës U21.
"Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë së Veriut ka grumbulluar mbrojtësin tonë Anes Meliqi për dy ndeshjet kontrolluese me përfaqësuesen e Kosovës U21.
Skuadra e udhëhequr nga seleksionuesi Goran Staniç zhvillon sot (27 maj) ndeshjen e parë miqësore ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.
Takimi i dytë mes dy përfaqësueseve zhvillohet më 31 maj, në Qendrën Stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, duke nisur nga ora 15:00", njofton KF Shkëndija.