Jonathan Tah është zyrtarisht përforcimi më i ri i Bayern Munich. Mbrojtësi qendror gjerman ka kaluar me sukses vizitat mjekësore ditën e sotme dhe ka firmosur kontratë me klubin bavarez deri në qershor të vitit 2029.
Një afrimi me shumë peshë për kampionët e Gjermanisë, të cilët sigurojnë shërbimet e një lojtari të konsoliduar, me përvojë dhe në kulmin e pjekurisë së tij futbollistike.
I lindur në vitin 1996, Tah vjen nga një periudhë shumë pozitive me Bayer Leverkusen, ku është shquar si një ndër mbrojtësit më të mirë të Bundesligës.
Fiziku i tij imponues, aftësitë teknike dhe leximi taktik i lojës e bëjnë atë një profil ideal për skemat e trajnerit Julian Nagelsmann.
Nuk përjashtohet mundësia që Tah të përfshihet në listën e lojtarëve për Kupën e Botës për Klube që nis në mes të qershorit, edhe pse aktualisht kjo mbetet një hipotezë e vështirë për t’u realizuar.