Masakër në Rusi

- Bota Sot

Masakër në Rusi

Pesë adoleshentë humbën jetën sot kur një festë e datëlindjes në rajonin Irkutsk të Rusisë u shndërrua në tragjedi.

Sipas raportimeve, një i ri i dehur sulmoi me thikë të pranishmit në festë pasi kaluan natën bashkë, duke vrarë katër dhe duke plagosur katër të tjerë.

Sulmuesi më pas i vuri zjarrin një kasolleje të kopshtit dhe kreu vetëvrasje.

“Viktimat ishin midis 13 dhe 17-vjeç, duke përfshirë një vajzë”, thanë autoritetet lokale.

Personat e lënduar u dërguan në një spital në qytetin e Irkutsk dhe gjendja e njërit prej tyre është kritike.



Lexoni të gjitha në Bota Sot