Presidenti ukrainas Zelenskyy nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për “Karli i Madh” në Aachen.
Zelensky nuk do të fluturojë nga Berlini për në Dyseldorf dhe që andej për në Aachen, por do të kthehet direkt në Kiev, thonë burime të sigurisë, kjo për shkak të situatës kërcënuese në Sumy.
Me sa duket, Zelenskyy e konsideroi të papërshtatshme të merrte pjesë në një aktivitet festiv jashtë vendit, duke pasur parasysh situatën.
Sipas burimeve ukrainase, Rusia ka grumbulluar rreth 50,000 trupa për një ofensivë të mundshme në rajonin në verilindje të Ukrainës.