Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha Gazetës Express se janë informuar rreth orës 06:00 për këtë rast, ndërsa vdekja e këtij personi është konstatuar nga një ekip i mjekëve emergjentë.
“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, tha ajo.
“Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Ahmeti./Express.