Messi spektakolar

- Bota Sot

Messi spektakolar

Lionel Messi i realizoi dy gola dhe e bëri një asistim në fitoren e Inter Miamit me rezultat 4:2 ndaj Monterealit mbrëmë.

Ylli argjentinas realizoi në minutat 27 e 87, ndërsa asistoi për Luis Suarezin në minutën e 68-të për ta kompletuar një lojë spektakolare.

Një gol tjetër e realizoi po ashtu sulmuesi uruguaian në minutën e 71-të.

Ky triumf ua siguroi Messit me shokë vetëm fitoren e dytë në tetë ndeshjet e fundit.

Fitorja e fundit e Inter Miamit daton më 3 maj, ndërsa një seri negative prej 2 barazimesh e 2 humbjesh e kishte zbritur këtë ekip në vendin e gjashtë të Konferencës Lindore.

Kjo ishte befasuese prej një ekipit që vinte nga 22 fitore, 4 barazime e 8 humbje nga sezoni paraprak në MLS, një rekord për ekipin nga Florida.

Lionel Messi e arriti kështu golin e 863-të, ndërsa i ka edhe 382 asistime në karrierë duke e shkruar historinë me Inter Miamin.

Kjo për faktin se tetë herë fituesi i Topit të Artë u bë lojtari i parë në histori me 50 kontribute në gola në sezonin e rregullt.

Ai i ka realizuar 29 gola dhe i ka dhuruar 21 asistime në ligë, diçka që s’e kishte bërë kurrë më parë një lojtar i Inter Miamit. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot