Mesfushori spanjoll i PSG, Fabian Ruiz, mezi pret të zbresë në fushë ditën e shtunë në finalen e Champions League.
Ai foli për përballjen ndaj Inter: “E dimë se sa të fortë janë. Ata arritën në finalen e Champions League dy herë në tre vjet”.
Gjithsesi, Ruiz mbetet i fokusuar në punën që duhet të bëjë Paris Saint-Germain: “Më shumë se rivalin duhet të shikojmë veten. Nëse vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit gjithçka do të jetë më e lehtë”.
Skuadra e drejtuar nga Inzaghi humbi titullin kampion në Serie A, titull që u fitua nga Napoli, ish-skuadra e Ruiz: “Që kur jam larguar, e kam në zemër Napolin. Kam kaluar katër vite të mrekullueshme atje, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë tifozët”.
“Më vjen mirë që ata e fituan titullin dhe mposhtën Inter në kampionat.
Shpresoj që të shtunën të jemi ne ata që do të fitojmë Champions League dhe t’i mundim sërish”, deklaroi Fabian Ruiz.