Florian Smakiqi largohet zyrtarisht nga Drita

- Bota Sot

Florian Smakiqi largohet zyrtarisht nga Drita

Portieri kosovar, Florian Smakiqi, është larguar si kampion nga skuadra e Dritës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e klubit nga Gjilani në rrjetet sociale.

Samkiqi duket se ka gjetur një klub të ri, por ende nuk është bërë i ditur se cili do jetë ai.

“Pas përfundimit të kontratës Smaki ka vendosur që karrierën ta vazhdojë diku tjetër, vendim të cilin klubi e ka respektuar dhe në ndeshjen e fundit është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe tifozët”, shkruhet në njoftimin e kampionëve të Superligës

Smakiqi te Drita ishte transferuar si “lojtar i lirë” në vitin 2022 nga skuadra e Drenicës.

Ai më parë kishte luajtur edhe për ekipet, si: Feronikeli dhe Prishtina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot