Kremlini tha të enjten se ende po priste një përgjigje nga Ukraina mbi propozimin e Rusisë për të mbajtur raundin e ardhshëm të bisedimeve të paqes në Stamboll më a për të filluar diskutimet mbi draft-memorandumet për një marrëveshje paqeje.
Rusia të mërkurën propozoi raundin e ri të negociatave të drejtpërdrejta, duke synuar t’i paraqesë Ukrainës një memorandum që përshkruan atë që ajo e përshkroi si elementët kryesorë për “kapërcimin e shkaqeve rrënjësore” të konfliktit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se deri më tani Moska nuk ka marrë një përgjigje nga Kievi. Kur iu kërkua të komentonte mbi sugjerimin e Ministrit të Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, i cili tha se Rusia duhet ta dorëzojë menjëherë memorandumin, Peskov e hodhi poshtë idenë si “jo-konstruktive”.
“Këtu, ju duhet ose të konfirmoni gatishmërinë tuaj për të vazhduar negociatat ose të bëni të kundërtën”, tha Peskov, raporton Reuters.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov tha të mërkurën se Kievi kishte paraqitur tashmë memorandumin e tij mbi një zgjidhje të mundshme dhe i bëri thirrje Rusisë të paraqiste menjëherë versionin e tij, në vend që të priste deri javën tjetër.