Mexhiti thotë se bashkëpunimi Kosovë – Maqedoni e Veriut është intensiv

- Bota Sot

Mexhiti thotë se bashkëpunimi Kosovë – Maqedoni e Veriut është intensiv

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i ka vlerësuar të mirë e të shëndosha në interes të qytetarëve, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë Veriut, Izet Mexhiti.

Ai në një intervistë për emision “Këndi i Debatit” ka thënë projektet e realizuara ndërmjet dy qeverive dëshmojë se po punojnë për të mirën e qytetarëve të dy vendeve.

“Të mira, të shëndosha bashkëpunuese.

Bashkëpunimi është në bazë të ideve, projekteve për përafrimin e dy vendeve, si të jemi më afër të interesit të dy qytetarëve dhe besoj se kemi dëshmua që jemi në funksion të interesit qytetar, siç është rasti i pikëkalimit në Bllacë, Jazhincë, siç po hapim tenderimin për rrugën Shkup- Bllacë për 10 km. Pra është intensiv bashkëpunimi dhe po i përafron dy vendet, sepse bazohet në politika që janë në interes të qytetarëve”, ka thënë ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot