Skuadra shqiptare feston në Mal të Zi, Brnoviq: Kupa e parë në historinë e Deçiqit

- Bota Sot

Skuadra shqiptare feston në Mal të Zi, Brnoviq: Kupa e parë në historinë e Deçiqit

Deçiqi i Tuzit është në festë, fitojnë Kupën e Malit të Zi për herë të parë në histori. 

Pas ndeshjes, kryetrajneri i skuadrës shqiptare Deçiqi Admiral Bet, Nenad Brnoviq, u gëzua shumë që fitoi Kupën e Malit të Zi.

“Mendoj se luajtëm shumë më mirë në pjesën e parë, shënuam një gol në kohë, në pjesën e dytë u mbrojtëm, por patëm edhe situata që i zgjidhnim.

Ndoshta kjo nuk ishte performanca jonë më e mirë, por meritonim të festonim.

Kupa e parë në historinë e Deçiçit dhe jemi kthyer në Evropë.

Shumë faleminderit lojtarëve, ata janë më të merituarit për këtë sukses”, thotë Nenad Brnoviq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot