Në moshën 66-vjeçare, është ndarë nga jeta Dr. Bajram Bajrami, mjek specialist internist në Prizren.
Dr. Bajram Bajrami ka lindur në fshatin Novosellë më 17.03.1959.
Ai ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme dhe më pas specializimin në Mjekësi Interne.
Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka punuar nga viti 1984 deri në daljen në pension më 17.03.2024.
Dr. Bajram Bajrami ishte një njeri i afërt, i dashur, kolegial dhe i përkushtuar në punë.
Gjatë punës në spital, ka kryer detyrat dhe obligimet profesionale me përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi të lartë, gjithmonë në shërbim të pacientëve dhe të gjithë atyre që kishin nevojë për ndihmë dhe shërbime shëndetësore.
Menaxhmenti, stafi i Repartit të Sëmundjeve të Brendshme ku ai punoi deri në pensionim, si dhe gjithë punonjësit e spitalit, shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e Dr. Bajram Bajramit.
Kujtimi për jetën, kontributin dhe shembullin profesional të Dr. Bajram Bajramit do të mbetet i përjetshëm!/ GeP