Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka refuzuar ofertën për t’u rikthyer si trajner i Rangers.
Ish-mesfushori anglez ka vendosur të qëndrojë në Arabinë Saudite, ku aktualisht është i angazhuar si trajner.
Sipas “Daily Record”, Gerrard nuk ka mundur të bind familjen e tij për t’u rikthyer sërish në Skoci, duke refuzuar ofertën e Rangers.
Klubi i madh skocez tashmë thuhet se është në kërkim të trajnerit të ri.