Një gjykatë në Stamboll urdhëroi sot lirimin e 14 të rinjve të cilët ishin ndaluar që nga fundi i marsit me akuzën e fyerjes së presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Të gjithë ata ishin arrestuar gjatë demonstratave në mbështetje të kryetarit të bashkisë së qytetit, Ekrem Imamoglu, një kundërshtar politik i Erdoganit, arrestimi i të cilit më 19 mars shkaktoi një lëvizje protestash të paprecedentë në Turqi.
Megjithatë, duhet theksuar se gjyqësori turk nuk i hoqi akuzat e ngritura kundër 14 të rinjve, shumë prej të cilëve janë nën 20 vjeç.
Sipas opozitës turke, më shumë se 300 të rinj janë ndaluar në muajt e fundit, zakonisht me akuza për pjesëmarrje në tubime të paligjshme.
Shumica u liruan në prill, duke qenë se shumë prej tyre ishin studentë dhe vazhdimi i burgosjes së tyre do të dëmtonte studimet e tyre.