Ylli i Milanit arrinë marrëveshje me Manchester Cityn

- Bota Sot

Ylli i Milanit arrinë marrëveshje me Manchester Cityn

Raportet e së shtunës pretendojnë se ekziston një marrëveshje në parim midis mesfushorit të Milanit Tijjani Reijnders dhe ekipit të Premier League Manchester City, ndërsa “Rossonerët” kërkojnë një çmim prej 75 milionë eurosh.

Reijnders, i cili ka kaluar dy sezonet e fundit në “San Siro”, është lidhur fort me një largim nga Serie A për tu bashkuar me Man Cityn në afatin kalimtar të verës, përcjellë kp.

Raportet më herët gjatë javës pohojnë se Milani ka refuzuar një ofertë fillestare nga “Qytetarët”, me vlerë rreth 60 milionë euro në total, e përbërë nga 55 milionë euro plus deri në 5 milionë euro në bonuse.

Megjithatë, kuqezinjtë janë të bindur se do të marrin një tarifë prej 75 milionë eurosh për lojtarin holandez, i cili shënoi 15 gola dhe dha pesë asiste nga qendra e fushës në të gjitha garat këtë sezon.

Ndërsa negociatat midis Man City dhe Milan janë ende në vazhdim, raportet e së shtunës pohojnë se tani ka një marrëveshje në parim për kushtet personale midis skuadrës së Premier League dhe mesfushorit.

Sipas raportimeve nga “Calciomercato”, City është i përgatitur t’i ofrojë Reijnders një kontratë afatgjatë me vlerë rreth 7 milionë euro në sezon, që është afërsisht dyfishi i asaj që ai fiton në kontratën e tij aktuale në ‘San Siro’.

Reijdners thuhet se ka fituar rreth 1.7 milionë euro në sezon në kontratën e tij të parë me Milanin, pasi u bashkua nga AZ Alkmaar në një marrëveshje prej 20.5 milionë eurosh në vitin 2023. Ai më pas nënshkroi një zgjatje kontrate në mars, duke e rritur pagën e tij deri në 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse.



Lexoni të gjitha në Bota Sot