Ish-shefi i CIA-s: Nëse Putin fiton, ky është vendi që do të sulmojë

- Bota Sot

Ish-shefi i CIA-s: Nëse Putin fiton, ky është vendi që do të sulmojë

Ish-drejtori i CIA-s David Petraeus ka shprehur shqetësimin se Vladimir Putin mund të nisë një pushtim të ri në Evropë, duke intensifikuar njëkohësisht sulmet ruse në Ukrainë.

Petraeus pretendon se Putin po planifikon një ofensivë ushtarake kundër Lituanisë anëtare të NATO-s nëse arrin të "instalojë një qeveri kukull" në Ukrainë.

"Kur kjo të arrihet, ai do të fokusohet në një nga shtetet baltike. Lituania është përmendur shumë në fjalimet e tij dhe ne duhet ta kishim marrë më seriozisht," tha Petraeus në një ngjarje të organizuar nga think-tank Policy Exchange në Londër, raporton kp.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërcënuar se do të tërhiqen nga bisedimet e paqes me Rusinë nëse Putin refuzon një propozim 30-ditor për armëpushim.

"Nëse Rusia vendos të vazhdojë këtë luftë katastrofike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të konsiderojë tërheqjen nga bisedimet për ti dhënë fund konfliktit. Ne duam të punojmë me Rusinë, duke përfshirë këtë iniciativë paqeje dhe paketë ekonomike. Nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë konflikt. Oferta tani në tryezë është rezultati më i mirë i mundshëm për Rusinë. Presidenti Putin duhet ta pranojë atë", tha zëvendës ambasadori amerikan në detyrë John Kelley.



Lexoni të gjitha në Bota Sot