Finalja e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit të Podujevës mbyllet pa gola (0:0) në kohën e rreguillt.
Vazhdimet dy herë nga 15 minuta do të përcaktojnë se cila do të jetë pjesë e elitës së futbollit të Kosovës.
Mbi 6 mijë shikues krijojnë atmosferë të bukur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shumica e tifozëve janë nga Vushtrria sidomos “Forcat” me brohoritje krijojnë atmosferë madhështore
Pjesa e parë me rivalitet e Vushtrria në disa raste më e rrezikshme ndaj portës së Llapit.
Në minutën e 16-të Bujar Shabani me shpejtësi futet brenda 16-shit por nga ngutia goditi fuqishëm larg mbi portën e Llapit, kësisoj ka lëshuar rastin ideal.
Llapi dhe Vushtrria treguan lojë të mirë në pjesën e dytë ku nuk munguan rastet por llapjanët herë pas here ishin më të rrezikshëm.
Në minutën e 60-të Gashjani i Llapit me të parën goditi nga rreth 18 metra nga një pozitë anash 16-shit në krahun e djathtë por portieri Shala ka intervenuar për mrekulli.
Shtylla e djathtë e shpëtoi Vushtrrinë në minutën e 68-të
Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Hasani i Llapit nga 16-17 metra ka dërguar goditje të furishme por portieri Shala si trim vërtetë me mund të madh e ka dëbuar topin në korne.