“Është e tmerrshme, duhet të ndalet”/ Ambasada izraelite në Greqi nën shënjestrën e protestuesve pro-palestinezë

- Bota Sot

“Është e tmerrshme, duhet të ndalet”/ Ambasada izraelite në Greqi nën shënjestrën e protestuesve pro-palestinezë

Mijëra protestues pro-palestinezë marshuan drejt Ambasadës Izraelite në Athinë duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të sulmeve izraelite në Gaza.

Duke mbajtur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur “Liri për Palestinën” ata kanë shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me palestinezët, duke dënuar sulmet izraelite të cilat i konsiderojnë si një masakër e madhe si dhe bllokadën ndaj civilëve të rrethuar e të uritur.

“Tragjedia më e madhe është që viktimat janë civilët, janë fëmijët. Fatkeqësisht, nëse nuk arrijnë të dërgohen ilaçe dhe ushqime, do të humbasin jetën edhe 14.000 fëmijë të tjerë”, tha një protestues.

Protestuesit kanë deklaruar se nuk duhet të mbyllen sytë para situatës humanitare katastrofike dhe paralajmërimeve të OKB se e gjithë popullsia e Gazës rrezikon urinë masive.

“Kjo është hera e parë që brezi ynë përjeton diçka të tillë. Është e tmerrshme, është e padurueshme. Duhet të ndalet. Do bëjmë gjithçka që mundemi që të ndalet”, deklaroi protestuesja.

Protesta u organizua nga konfederata e sindikatës PAME, që mbështetet nga Partia Komuniste e Greqisë së bashku me organizata të ndryshme të shoqërisë civile.



Lexoni të gjitha në Bota Sot