Mbrëmje magjike për PSG-në, që mposhti Interin në finalen e Ligës së Kampioneve.
Parisienët fituan 5:0 përballë zikaltërve në Mynih.
Pas ngritjes së trofeut, pamje prekëse u regjistruan në stadiumin e Bayern Munih.
Tifozët e PSG-së kishin rezervuar koreografi për Luis Enriquen dhe vajzën e tij, Xna, që u nda nga jeta në vitin 2019.
Luis Enrique e kishte përmendur para ndeshjes duke thënë se ajo do të ishte aty shpirtërisht.
Dhe tifozët e PSG-së u kujdesën edhe për këtë detaj prekës.