Shemben dy ura në Rusi, të paktën shtatë të vdekur: ” U hodh në erë”

- Bota Sot

Shemben dy ura në Rusi, të paktën shtatë të vdekur: ” U hodh në erë”

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë plagosur pas shembjes së dy urave në Rusi gjatë natës.

Një tren doli nga shinat pasi një urë u shemb mbi të në rajonin Bryansk, duke vrarë shoferin dhe gjashtë të tjerë.

Rreth 69 persona u lënduan në aksident, me trenin që udhëtonte nga Moska në Klimov në atë kohë.

Më parë, autoritetet lokale fajësuan “ndërhyrje të paligjshme” për incidentin, shkruan skynews.

Më vonë, një tjetër urë u shemb në Kursk të Rusisë, ndërsa një tren mallrash po kalonte mbi të.

Zyrtarët lokalë thanë se një nga drejtuesit e trenit u lëndua në përplasje.

Sipas rusëve, ura në Bryansk u hodh në erë.

Ndryshe, që nga fillimi i luftës që Rusia filloi më shumë se tre vjet më parë, ka pasur granatime të vazhdueshme ndërkufitare, sulme me dronë dhe bastisje të fshehta nga forcat ukrainase në rajonet Bryansk, Kursk dhe Belgorod që kufizohen me Ukrainën.

Guvernatori rajonal i Bryansk, Alexander Bogomaz tha: “Po bëhet gjithçka për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për viktimat.”

Raportohet se punonjësit e urgjencës ndodhen në vendin e daljes nga binarët e trenit, duke u përpjekur të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot