Forcat Ajrore të Ukrainës kanë zënë rob lufte një grup ushtarësh rusë në Kursk – ishin keqtrajtuar brutalisht nga eprorët e tyre

- Bota Sot

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë zënë rob lufte një grup ushtarësh rusë në Kursk – ishin keqtrajtuar brutalisht nga eprorët e tyre

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë arritur të zënë rob lufte një grup ushtarësh rus në rajonin lindor Kursk në Rusi – duke pretenduar se trupat u  dorëzuan pasi ishin të ekspozuar ndaj trajtimit çnjerëzor nga eprorët e tyre.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, ushtarët rusë u dorëzuan “për shkak të abuzimit që kishin përjetuar dhe që e përjetojnë si më të tmerrshme sesa kapja nga ukrainasit.

“Në njësinë e tyre në territorin e Federatës Ruse, ata i janë nënshtruar trajtimit çnjerëzor, presionit psikologjik dhe kërcënimeve”, thanë ukrainasit në një postim në Facebook.

Ushtarëve rusë u është ofruar ndihmë mjekësore dhe asistencë psikologjike nga forcat ukrainase. Ata do të përdoren për raundet e ardhshme të mundshme të shkëmbimit të burgosurve.

Dy vite pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, forcat e Volodymyr Zelensky filluan sulmin më të guximshëm, duke thyer vijën mbrojtëse të ruse në kufi dhe të futen në rajonin e Kurskut ku përdorën dronë dhe armë të rënda që u janë dhënë nga aleatët perëndimorë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot