Asani shënon gol në kampionat

- Bota Sot

Asani shënon gol në kampionat

Jasir Asani ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin korean.

Anësori shqiptar ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë golin e vetëm që po vendos sfidën mes skuadrës së tij Guangju përballë Daegu (aktualisht sfida është 0-1 për Guangjunë e Asanit).

Ky është goli i katërt në kampionat për Asanin në 15 ndeshje që është aktivizuar me fanellën e Guangjusë këtë sezon.

Një lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare, që më 7 qershor do të luajë kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare”, një sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot