Lewandowski: Do të qëndrojë te Barcelona

- Bota Sot

Lewandowski: Do të qëndrojë te Barcelona

Robert Lewandowski ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës këtë sezon.

Ai formoi treshen e sulmit me Raphinhan dhe Lamine Yamal, duke dominuar në futbollin spanjoll.

I vetmi trofe që ju kishte munguar klubit katalunas, ishte ai me veshë të mëdhenj ku të cilët u eliminuan në gjysmëfinale nga Interi.

Lewa, u lidh edhe me një largim nga Barça pas përfundimit të sezonit, por kjo u hodh poshtë nga sulmuesi polak.

“Do të qëndroj te Barça, nuk është as temë diskutimi. Sigurisht. Jam i sigurt që skuadra jonë do të jetë më e fortë dhe dua të fitoj edhe më shumë”, deklaroi Lewandowski.

Këtë sezon Lewa, shënoi 42 gola në 52 paraqitje me Barçën duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit si dhe Superkupën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot