Dortmundi lëviz i pari,

- Bota Sot

Dortmundi lëviz i pari,

Kapitulli tjetër në “thrillerin” e transferimeve! Telenovela për xhevahirin e mesfushës Xhob Bellingam (19) ka hyrë në raundin tjetër.

Siç raportojnë “Sky” dhe “VAZ”, thuhet se drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl (45), është takuar me ish-lojtarin e Dortmundit Xhud Bellingam (21/Real Madrid) dhe vëllain e tij, Xhob Bellingam, në ishullin spanjoll Ibiza.

Një tjetër hap për të bindur lojtarin e kombëtares angleze U-21 që të transferohet te Dortmundi.

Megjithatë, verdhezinjtë duhet të japin maksimumin sepse, përveç tyre, edhe klube të tjera janë të interesuara për Bellingamin e ri. Së pari dhe më kryesori, Frankfurti.

Nuk ka një trend të qartë si do të rrjedhin ngjarjet, por ndoshta në fundjavë mund të ketë zhvillime konkrete.



Lexoni të gjitha në Bota Sot