Modriç dhe Ronaldo marrin propozimin interesant nga klubi i njohur

- Bota Sot

Modriç dhe Ronaldo marrin propozimin interesant nga klubi i njohur

Luka Modriç dhe Cristiano Ronaldo kanë marrë një propozim interesant nga presidenti i klubit të Rayo Vallecano-s, Raul Martin Presa, i cili iu ka hapur “derën” dhe i mirëpret nëse ata duan t’i bashkohen ekipit që luan në La Liga, madje sezonin e ri do marrë pjesë edhe në Conference League.

“Modriç apo Cristiano Ronaldo e dinë që nëse duan të luajnë për Rayo Vallecano-n, do të jetojnë në Madrid, por nuk mund të fitojnë atë që kanë fituar më parë”, tha Raul Martin Presa në një intervistë për “Onda Cero”.

Një propozim interesant për dy ish-yjet e Real Madrid që janë në perëndim të karrierës së tyre, por vështirë se ata mund të pranojnë të rikthehen në Madrid dhe të veshin fanellën e një klub tjetër që nuk është ajo e Real Madrid.

Cristiano Ronaldo me shumë gjasa do vazhdojë të qëndrojë tek Al Nassr, ndërsa Luka Modric ende nuk ka vendosur për destinacionin e tij të ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot