Finalja e Champions, Deschamps “godet” Interin: Nuk ishte ndeshje futbolli, PSG superior

- Bota Sot

Finalja e Champions, Deschamps “godet” Interin: Nuk ishte ndeshje futbolli, PSG superior

Në një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport, trajneri i Francës,  Didier Deschamps, foli për finalen e Champions, të fituar 5-0 nga PSG, në sfidën ndaj Interit.

“Nuk pati ndeshje, PSG ishte superiore nga fillimi deri në fund.

Ndoshta Interi kishte pak energji mendore dhe fizike pasi luftoi deri në fund për Scudetton.

Është gjithashtu fitorja e Luis Enriques, i cili i qëndroi besnik ideve të tij. PSG është ekip mbresëlënës” – tha ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot