Gjimshiti mendon largimin nga Bergamo pas 7 vitesh, klubi që e kërkonte me ngulm rikthehet dhe i ofron kontratën e karrierës

- Bota Sot

Gjimshiti mendon largimin nga Bergamo pas 7 vitesh, klubi që e kërkonte me ngulm rikthehet dhe i ofron kontratën e karrierës

Pas plot shtatë vitesh në Bergamo, Berat Gjimshiti po mendon seriozisht që të ndryshojë ambient.

Sipas mediave italiane për shqiptarin interesi i shfaqur nga një klub nga Katari verën e kaluar ka qenë konkret. Po i njëjti klub është rikthyer përsëri në sulm për Gjimshitin, i cili kësaj here ka marrë një ofertë të mirë financiare.

Mësohet se skuadra e Al-Rajan ka gati 10-15 milionë euro për bindur Atalantën që të pranojë të privohet nga shërbimet e Gjimshitit.

Skuadra në fjalë ka bërë gati kontratën e jetës për 32-vjeçarin, i cili jo vetëm do të përfitojë shifra të konsiderueshme, por edhe do të ketë mundësi që të provojë një aventurë të re.



Lexoni të gjitha në Bota Sot