Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal në programin “El Partidazo të Cope” iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me sugjerimin për të luajtur një ditë për Real Madridin.
“Jo, është e pamundur”, ishte përgjigjja e tij e drejtpërdrejtë, duke hedhur poshtë atë që, për të thënë të vërtetën, sot duket si diçka edhe e vështirë për t’u imagjinuar.
Pastaj, ai u pyet për mundësinë e fitimit të Topit të Artë, duke qenë se konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë: “Nuk mendoj për fitimin e Topit të Artë. Mendoj për t’u argëtuar, për të luajtur mirë dhe nëse duhet të ndodhë, do të ndodhë”, thotë Jamal.
Jamal foli gjithashtu për klubin e tij, Barcelonën: “Po përmirësohemi, por duhet të besojmë në vetvete dhe se jemi më të mirët. Kur Real Madridi humbi kundër Arsenalit, njerëzit menduan se mund të riktheheshin. Dhe kur barazuam kundër Interit, njerëzit kishin dyshime. Kjo është ajo që duhet të ndryshojë.”