Publikohen imazhet e para satelitore të aeroplanëve të shkatërruar në bazat ajrore ruse

- Bota Sot

Publikohen imazhet e para satelitore të aeroplanëve të shkatërruar në bazat ajrore ruse

Imazhet e para satelitore janë shfaqur në internet, duke lejuar një vlerësim më të mirë të humbjeve ruse në bazën ajrore Belaya në Irkutsk, gjatë një operacioni special nga Shërbimi i Sigurisë Ukrainase.

Duke gjykuar nga imazhet, katër bombardues Tu-22M3 dhe tre bombardues Tu-95MS ka të ngjarë të jenë shkatërruar gjatë operacionit. Përveç kësaj, një Tu-95MS ka të ngjarë të jetë dëmtuar,.

Ndryshe më 1 qershor, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës kreu një operacion special në shkallë të gjerë të quajtur Pavutyna (Rrjeta e Merimangës).

Gjatë operacionit, dronët ukrainas sulmuan aeroplanë strategjikë në territor të Rusisë. Përveç Belaya, u goditën edhe bazat ajrore Olenya, Dyagilevo dhe Ivanovo.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës raportoi se kostoja e vlerësuar e aeroplanëve strategjikë rusë të shkatërruar gjatë operacionit është 7 miliardë dollarë amerikanë.

Shërbimi theksoi gjithashtu se gjatë operacionit, u shkatërruan 34% e transportuesve strategjikë të raketave në aeroportet kryesore ruse.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 117 dronë u përdorën për operacionin dhe se një numër operatorësh ishin të përfshirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot