“Rossoneri” pritet t’i fitojnë 30 milionë euro plus 5 milionë të tjera

- Bota Sot

“Rossoneri” pritet t’i fitojnë 30 milionë euro plus 5 milionë të tjera

Al Hilal ka arritur marrëveshje me Milanin për Theo Hernándezin.

“Rossoneri” pritet t’i fitojnë 30 milionë euro plus 5 milionë të tjera që varen nga arritja e objektivave, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Por, s’ka ende marrëveshje mes klubit nga Arabia Saudite dhe lojtarit francez.

Theo do të vendosë shumë shpejt nëse dëshiron ta pranojë këtë ofertë apo nëse dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë.

Ai ishte njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë vite më parë, ndërsa tash ka rënie të formës.

Nëse e pranon ofertën nga Saudi Pro League, ish-futbollisti i Real Madridit mund të paguhet rreth katër herë më shumë se rroga aktuale që e merr tek Kuqezinjtë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot