Juventusi synon sulmuesin e PSG-së?

- Bota Sot

Juventusi synon sulmuesin e PSG-së?

Juventusi synon Gonzalo Ramosin për të përforcuar repartin ofensivë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi bardhezi po shqyrton seriozisht transferimin e sulmuesit portugez nga Paris Sen Zhermeni për sezonin 2025-26.

Ramos, pavarësisht minutave të kufizuara te PSZH këtë sezon, ka shënuar 18 gola në të gjitha garat, edhe pse ka qenë titullar vetëm në 16 ndeshje. Statistikat e tij sugjerojnë potencial të lartë nëse i jepet më shumë hapësirë.

Juventusi e sheh 23-vjeçarin si zëvendësues ideal për Dushan Vlahoviçit.

Ai përshtatet me strategjinë e klubit, i ri, me pagë të moderuar dhe i aftë të kontribuojë si në afat të shkurtër, ashtu edhe në atë të gjatë.

Aktualisht i lidhur me PSZH deri në vitin 2028, Ramos mund të jetë i arritshëm për një shumë rreth 50 milionë euro. Klubi francez është i hapur për negociata, veçanërisht për shkak të rolit të tij të reduktuar këtë sezon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot