Llapi i Podujevës mburret me futbollistët Arianit Hasani dhe Elvir Gashijani.
Futbollistë që po tregojnë cilësi dhe janë ftuar nl kombëtaren e Kosovës.
“Pas paraqitjeve të mira me fanellën e KF Llapit, dyshja jonë Arianit Hasani dhe Elvir Gashijani janë pjesë e listës rezervë të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet ndaj Armenisë (6 qershor) dhe Komoros (9 qershor).
Përzgjedhësi Franco Foda ka ndjekur nga afër pothuajse të gjitha ndeshjet e tyre gjatë këtij edicioni, dhe vlerësimi i tij e vendos këtë dyshe shumë pranë një grumbullimi të plotë me Kombëtaren”, njofton KF Llapi.