Klubi italian, Interi raportohet se i interesuar për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.
Pas huazimit gjashtëmujor te Aston Villa sezonin e kaluar, Rashford është në shitje këtë verë dhe Manchester United kërkon rreth 40 milionë funte për kartonin e tij.
Sipas "The Sun", finalistët e humbur të Ligës së Kampionëve janë të interesuar seriozisht dhe tashmë janë hedhur në sulm për të transferuar Rashford këtë javë, në mënyrë që ai të regjistrohet për Kupën e Botës për Klube.
Nga ana e tij, Rashford është i prirur të bashkohet me një klub që luan në Ligën e Kampionëve.
Ndryshe, sulmuesi i ‘Djajve të Kuq’ prej kohësh është cak i Barcelonës.