Barcelona ndan rrugët me mbrojtësin, ekipi italian i paguan klauzolën 21-vjeçar, Alex Valle.
Shtëpia e re e Valles do të jetë ekipi italian, Como, aty ku mbrojtësi shkoi si i huazuar, në janar.
Ndonëse kishte kontratë me katalunasit deri më 2026, Valle kaloi shumicën e kohës në huazim.
Como, nën direktivat e Fabregasit, ka vendosur të paguajë klauzolën e lirimit të 21-vjeçarit, në vlerë prej 6 milionë eurosh.
Nga huazimi i tij në janar, mbrojtësi i majtë ka bërë 15 paraqitje me italianët.