Putin refuzon takimin trepalësh/ Trump e Zelensky gati, Kremlini: Të plotësohen disa kushte

- Bota Sot

Putin refuzon takimin trepalësh/ Trump e Zelensky gati, Kremlini: Të plotësohen disa kushte

Rusia ka refuzuar sërish një takim të afërt mes Vladimir Putin, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putin ka deklaruar se është i hapur për takime të nivelit të lartë, por fillimisht duhen plotësuar disa kushte.

Sipas Kremlinit kjo mund të ndodhë si rezultat i marrëveshjeve që janë përpunuar në një nivel teknik, në një nivel ekspertësh.

Një takim trepalësh mes Trump, putin dhe Zelensky u propozua në raundin e dytë të bisedimeve në Stamboll. Ministri i jashtëm ukrainas Rustem Umerov tha se një takim i tillë mund të ndodhë në fund të muajit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitte tha se Trump është i hapur për një takim të tillë dhe dëshiron që liderët të ulen në tryezë.

Zelensky po ashtu ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u takuar, por palët janë ndeshur vazhdimisht  në refuzimin e Putin.

Në bisedimet në Stamboll të hënën, delegacionet ranë dakord të shkëmbejnë rreth një mijë të burgosur lufte dhe trupat e ushtarëve të rënë.

Por kushtet e tyre për t’i dhënë fund konfliktit mbetën shumë larg njëra-tjetrës.

Peskov, tha se bisedimet e së hënës midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll nuk pritej të sillnin ndonjë përparim, por vuri në dukje arritjen e disa marrëveshjeve dhe tha se puna do të vazhdojë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot