Britani/ Hyri me forcë në një ndërtesë të mbrojtur nga familja mbretërore, arrestohet 30-vjeçari

- Bota Sot

Britani/ Hyri me forcë në një ndërtesë të mbrojtur nga familja mbretërore, arrestohet 30-vjeçari

Një alarm sigurie ra mesditën e së dielës (1 qershor) në Kështjellën Windsor, pasi një person arriti të depërtojë në një zonë të kufizuar të këtij objekti të mbrojtur, ku herë pas here qëndrojnë anëtarë të familjes mbretërore britanike.

Sipas raportimeve të ‘The Independent’, i dyshuari, rreth 30 vjeç, u arrestua menjëherë nga oficerët e Policisë Metropolitane.

Ai akuzohet për shkelje të një zone të mbrojtur dhe për posedim të lëndëve narkotike.

“Pak pas orës 13:00 të së dielës, një burrë hyri në një zonë të kufizuar të Kështjellës Windsor. Policia menjëherë dhe e arrestuan atë në vendngjarje,” thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.

Zëdhënësi gjithashtu konfirmoi se personi nuk arriti të depërtojë në ambientet e brendshme të pallatit.

I arrestuari është liruar me kusht, ndërsa hetimet mbi rrethanat e incidentit janë ende në vazhdim.

Deri më tani, mbetet e paqartë nëse ndonjë anëtar i familjes mbretërore ndodhej në rezidencë në momentin e ngjarjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot